Shaqiri: Liverpooli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, Klopp ishte arsyeja e transferimit

Xherdan Shaqiri beson se Liverpooli është i aftë të shkojë një hap më tej dhe të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, teksa pati shumë lëvdata për trajnerin Jurgen Klopp.
Liverpool ishte afër të bënte ëndrrën realitet në sezonin e fundit, por u mposht në finalen e Ligës së Kampionëve në maj nga Real Madridit me rezultat 3-1.
Shaqiri – i cili është transferimi i fundit i Reds, ka luajtur në Evropë me Baselin, Interin dhe Bayern Munichun, ku ai fitoi Ligën e Kampionëve në 2013 dhe gjilanasi ka vendosur synimet ta fitojë trofeun edhe me Liverpoolin.
“Unë shpresoj se mund ta përsëris atë sukses, sepse e di se si ndihet një fitues i Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Shaqiri për Sky Sports News.

“Është vërtet e mahnitshme dhe mendoj se ne mund ta bëjmë atë. Ne kemi cilësi të mira – sidomos me lojtarët e rinj që kanë ardhur – ata kanë cilësi shumë të mira.
“Jam duke shikuar përpara për sezonin e ri dhe shpresoj që në fund të fitojmë tituj”.
“Mendoj se gjëja e rëndësishme është të jesh i suksesshëm dhe të jesh i suksesshëm duhet të fitosh disa tituj dhe trofe, dhe shpresoj se mund të fitojmë disa trofe këtë vit”.
Shaqiri gjithashtu pranoi se Jurgen Klopp ishte një nga arsyet kryesore pse ai nënshkroi me Liverpoolin, pasi u njoh me menaxherin gjerman nga koha e tij në Bundesliga me Borussia Dortmundin.
“Kur dëgjova që klubi më donte mua, dëshiroja të vija sepse e kam njohur atë [Klopp] për një kohë të gjatë. E kam admiruar për një kohë të gjatë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.
“Jurgen Klopp është një person i madh dhe një karakter i madh me mentalitet fitues dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi ylli gjilanas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania