Xherdan Shaqiri thotë se kalimi i tij në Inter në vitin 2015 ishte një rast i mirë, por ishte në vendin e duhur në kohën e gabuar.  

Shaqiri nuk ia mbyll derën një rikthimi të në Serie A.


"Ishin disa muaj të rëndësishëm. Nuk mund të flas keq për ta. Kishte shumë ndryshime që ndodhën, si në dhe jashtë fushës”.

"Nuk ishte e lehtë, veçanërisht për këto arsye. Mancini? Nuk kishte probleme mes nesh”.

GettyImages 472238672 Xherdan Shaqiri . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

"Rezultatet nuk ishin të mira, por përvoja ime ishte pozitive. Milano është i bukur. Kam jetuar në qendër të qytetit, disa hapa nga universiteti dhe kam gjetur veten në një vend të mrekullueshëm”.

"Nuk mund të flas keq për Italinë apo Interin. Unë ende kujtoj mirëpritjen e tifozëve të tyre që ma dhanë në mbërritjen time. Ishte e çmendur ... e paharrueshme”.

GettyImages 468581330 Xherdan Shaqiri në duel me Andi Lilën . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

"Nëse unë mund të ndryshoj ndonjë gjë, do të ishte periudha që isha aty, sepse unë ndoshta iu bashkova Interit në kohën e gabuar”.

"Sot ata janë një klub ndryshe, ashtu siç është i gjithë kampionati. Niveli është rritur krahasuar me tre vjet më parë”.

GettyImages 463871966 Xherdan Shaqirim duke festuar një gol me Interin . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

"Gjithsesi, kam pasur argëtim në Serie A dhe Italia është një vend i mrekullueshëm. Jam i lumtur në Liverpool, por kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll", ka thënë Shaqiri për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

telegrafi sport app