Në Lagjen e Trimave në Prizren është mbajtur një tubim zgjedhor, ku morën pjesë qytetarë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ngjarja u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe pjesëmarrje e konsiderueshme e banorëve të zonës.


“Energjia pozitive na ka përcjellë deri tash dhe me këtë energji do ta vazhdojmë rrugëtimin për Prizrenin tonë modern, funksional e transformues".

Ai theksoi se përkrahja e banorëve të Lagjes së Trimave është dëshmi e qartë se fitorja është e afërt dhe e merituar.

“Faleminderit për mbështetjen – bashkë arrihen majat! Prizreni do të vazhdojë të zhvillohet me projekte që i shërbejnë qytetarëve dhe rrisin cilësinë e jetës në çdo lagje e fshat" – deklaroi Totaj.

Tubimi përfundoi me mesazhin e bashkimit dhe vendosmërisë për ta vazhduar transformimin e Prizrenit në një qytet më modern e dinamik nën drejtimin e Shaqir Totajt dhe PDK-së.