Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se bizneset kosovare po përballet me shumë barriera gjatë eksportit të tyre nëpër vendet e CEFTA-së, për arsye krejt politike.
Sipas njoftimit për media, Shala duke folur në forumin ekonomik mbarë-shqiptarë “Mundësia dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri”, tha se barrierat e bizneseve kosovare rrallë herë janë raportuar, por sipas tij, janë evidente dhe pikërisht këto barriera janë arsyet themelore për bilancin tregtar që ka Kosova aktualisht, mirëpo, MTI po e bënë të pamundurën që t’i eliminojë.
“Ekonomia e Kosovës është ndër ekonomitë që ka më së paku eksporte në raport me vendet tjera anëtare të CEFTA për shkak të arsyeve politike, barrierave tarifore dhe jo-tarifore që janë vendosur nga vendet e CEFTA në raport me eksportuesin kosovar. Këto barriera rrallë herë janë raportuar nga institucionet tona përgjegjëse, por as nga përfaqësuesit e bizneseve. Fatmirësisht, pas vitit të kaluar, pas kryesimit tim në CEFTA gjatë vitit 2018, ky raport ka filluar të ndryshojë. Tashmë, secila barrierë që ekziston gjatë eksportit të produkteve Kosovare përveç që raportohet ne do të bëjmë të pamundur edhe ta eliminojmë”, theksoi ministri Shala.
Ai i ka ftuar nga bizneset nga Shqipëria që t’i raportojnë barrierat në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
“Prodhimet tona andej dhe këndej nuk duhet të trajtohen nga qeveritë tona ndryshe, ato duhet të trajtohen pa dallim, si prodhime shqiptare”, tha Shala.
Ai bëri të ditur se shumë raporte mbi barrierat tarifore dhe jo tarifore që ekzistojnë në kuadër të vendeve anëtare të CEFTA, organizatë kjo që përfshinë të gjithë vendet e rajonit, del që Kosova është vendi më i diskriminuar sa i përket barrierave të vendosura nga këto vende.
“Prandaj si rezultat i këtyre barriera edhe eksporti Kosovar është më i ulëti në rajon”, tha Shala.
Ministri Shala tha se Tregjet e CEFTA-s duke përfshirë tregun e Shqipërisë janë destinacioni kryesor i eksporteve të Kosovë dhe sipas tij, çdo pengesë me të cilën eksportuesit ballafaqohen për qasje në këto tregje ka implikime domethënëse në rritje dhe zhvillim.
“Në bazë të disa analizave dhe studimeve të bëra nga MTI, del që Kosova ka pësuar një deficit strukturor në rritje në tregtinë e saj rajonale, duke u bërë destinacioni kryesor i importit për eksportet e anëtarëve të tjerë të CEFTA-s”, tha Shala.
“Por tashmë, kjo po ndryshon, sepse ne po i adresojmë të gjitha ankesat e eksportueseve tanë në rajon dhe më gjerë, të gjitha këto probleme të paraqitura do të zgjidhen ose ne do të vendosim reciprocitet. Bilanci tregtar i Kosovës do të ndryshoj, sepse prodhimet tona janë të standardeve të kërkuara, dhe çështjet politike nuk duhet dhe nuk do të ndikojnë në këtë rritje të eksportit dhe ekonomisë kosovare”, tha Shala.
Ministri iu kë bërë thirrje prodhuesve që të shfrytëzojnë këto kohë që t’i rrisin shkëmbimet tregtare.
“Kur tregtia me Serbinë është rënë në minimum si rezultat i masës 100 % të propozuar nga unë në mënyrë që të fitoni treg në republikën e Kosovës. Ne jemi shumë të interesuar që të gjitha produktet serbe por edhe te vendeve tjera të zëvendësohen me prodhimet tuaja”, tha ministri Shala./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?