LAJMI I FUNDIT:

Shakira dhe Hamilton të pandashëm – pas garës së Formula 1, fotografohen bashkë në darkë me miq

Shakira dhe Hamilton të pandashëm – pas garës së Formula 1, fotografohen bashkë në darkë me miq
(Foto: Getty Images)

Duket se pas ndarjes së shumëpërfolur me Gerard Pique, Shakira e ka gjetur sërish lumturinë në dashuri dhe vendosi ta shfaqë në Barcelonë, nga ku u shpërngul me fëmijët e saj në prill të këtij viti.

Gjegjësisht, Grand Prix i Spanjës u mbajt në qytetin spanjoll dhe këngëtarja e njohur ishte në zonën e Mercedesit, për ta ndjekur pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Kamerat e kanë kapur këngëtaren atraktive kolumbiane në disa raste, ndërsa ajo edhe vet është mburrur me një fotografi nga pista në profilin e saj në Instagram.


(Foto: Instagram/shakira)

“Është bukur të kthehem në Barcelonë”, ka shkruar Shakira e pasuar nga komentet e shumta të ndjekësve të saj, të cilët iu referuan vargjeve të këngës së saj duke thënë se këngëtarja tashmë e ka zëvendësuar ‘Twingon’ (që i referohet Piques) me një Mercedes (që i referohet Hamiltonit).

Pas garës, Shakira dhe britaniku përfunduan duke darkuar me miqtë dhe çifti ishte i pandashëm.

Ata u fotografuan së bashku për herë të parë në Miami, po në garën e Formula 1. Më pas u shoqëruan në një jaht dhe më pas filluan thashethemet se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Shtrëngoje, s’kam fuqi” - Aldo sqaron videon virale me Rizartën në Big Brother

“Shtrëngoje, s’kam fuqi” - Aldo sqaron videon virale me Rizartën në Big Brother

Magazina
Gjesti e paralajmëron produksionin: E kam një parandjenjë që po më mbarohet ‘kulaçi’, të martën do ta lë shtëpinë

Gjesti e paralajmëron produksionin: E kam një parandjenjë që po më mbarohet ‘kulaçi’, të martën do ta lë shtëpinë

Magazina
Mes aludimeve për ndarje, Big Basta bën deklaratën e fortë në Ferma VIP: Jam shumë i dashuruar në Vesën

Mes aludimeve për ndarje, Big Basta bën deklaratën e fortë në Ferma VIP: Jam shumë i dashuruar në Vesën

Magazina
Përfshihet në aksident aktori Osman Azemi

Përfshihet në aksident aktori Osman Azemi

Magazina
Gerta shpërthen në lot, teksa i drejtohet Gjestit: E pranoj të fitosh ti, por jo Rozana

Gerta shpërthen në lot, teksa i drejtohet Gjestit: E pranoj të fitosh ti, por jo Rozana

Magazina
“E di kush thotë Allahu Ekber, ata që presin koka”, Laert Vasili nxit debat me Gjestin për fenë islame

“E di kush thotë Allahu Ekber, ata që presin koka”, Laert Vasili nxit debat me Gjestin për fenë islame

Magazina
Kalo në kategori