Netflix po përgatit sezonin e katërt të serialit të tij të suksesshëm "Monster", dhe sipas raportimeve nga Variety, këtë herë historia do të fokusohet te rasti i njohur i Lizzie Borden, një grua e akuzuar për vrasjen brutale të babait dhe njerkës së saj me sëpatë në vitin 1893.

Edhe pse Netflix nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar për sezonin e katërt, besohet se xhirimet do të nisin më vonë gjatë këtij viti.


Deri tani janë publikuar dy sezone të serialit: "The Jeffrey Dahmer Story" dhe "The Lyle and Erik Menendez Story".

Foto: Netflix

Ndërkohë, sezoni i tretë titullohet "The Original Monster", ku aktori Charlie Hunnam do të luajë rolin e Ed Gein.

Kush ishte Lizzie Borden?

Lizzie Borden lindi në Massachusetts në vitin 1860. Në gusht të vitit 1892, ajo u bë kryesuspektja për vrasjen e babait të saj Andrew Borden dhe njerkës Abby Durfee Gray, të cilët u gjetën të masakruar me sëpatë në shtëpinë e tyre.

Edhe pse u arrestua dhe u gjykua, ajo u shpall e pafajshme për mungesë provash.

Lizzie Borden

Deri më sot, ky rast mbetet i pazgjidhur. /Telegrafi/