Amanda Seyfried pozoi me të brendshme në tre sete fotografike për revistën “W Magazine”, të cilat do të publikohen në numrin e muajit prill.

Bukuroshja 28-vjeçare flet gjithashtu edhe për puthjen e shkëmbyer me Megan Fox në komedinë e zezë, “Jennifer’s Body” si dhe për skenat e nxehta që ka luajtur në karrierën e saj.


“Pjesa më e madhe e bashkë-aktorëve kanë qenë të moshës time, ‘sexy’ dhe të sjellshëm, ndaj, pse jo? Nuk do të shtirem dhe të them që nuk i realizoj me dëshirë këto skena”, rrëfen aktorja.

Vitin e kaluar, 28-vjeçarja zgjeroi famën e saj me rolin e Linda Lovelace në filmin kushtuar jetës së pornostares. /TCh/

amanda

amanda1

amanda2