Telegrafi

Sevilla dëshiron t’a shkelë Barcën

Jorge Sampaoli ka insistuar se Sevilla nuk do të heqë dorë nga stili i lojës agresive në ndeshjen e parë të Superkupës ndaj Barcës.

Trajneri i Sevillas thotë se përkundër humbjes nga Reali në vazhdime të Superkupës së Evropës, ekipi i tij nuk do të heqë dorë nga stili i egër i lojës.

“Mënyra më e mirë që të mbrohesh nga një ekip është që të kesh sa më shumë topin”.

“Ne duhet që të tentojmë të kemi topin. Ne do të tentojmë që të sulmojmë kur do ta kemi topin”.

“Obligimi është që t’i afrojmë tifozët te ekipi. Nëse mbështetja e tyre nuk ekziston, është përshkak se ekipi nuk luan mirë”.

“Barca është favorite. Edhe Reali ishte, e keni parë lojën. Ne hymë në lojë me ekip të ri e me lëndime. Duam që të imponojmë lojën e stilin tonë”, u shpreh Sampaoli. /Telegrafi/