Aktori i madh i humorit, Sevdai Radogoshi, do të bëjë sonte një rrëfim krejt ndryshe në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.
Ai është përlotur kur ka kujtuar takimin e parë më shqiptarët e Shqipërisë. Thotë se kur ka pa varfërinë atje është zhgënjyer aq shumë, sa nuk ka mundur ta përmbahet.
Në emisionin e TV Dukagjinit, ku personalitete të artit kulturës e medias tregojnë të pathënat e tyre, Radogoshi ka shpërthyer kundër politikës kosovare. Ai ka treguar edhe se çfarë mendon për Titon e Fadil Hoxhën.
Ndiqeni intervistën në TV Dukagjini dhe telegrafi.com, duke filluar nga ora 22:30.
https://www.youtube.com/watch?v=mgEFUeM88mY