LAJMI I FUNDIT:

Sërish provokime nga ana e Serbisë, dy avionë shihen në afërsi të kufirit me Kosovën

Sërish provokime nga ana e Serbisë, dy avionë shihen në afërsi të kufirit me Kosovën

Sot është dita e shtatë, që kur dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, vazhdojnë të jenë të bllokuara si rezultat i revoltës së serbëve lokalë për vendosjen e reciprocitetit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës.

E pas dy incidenteve që ndodhën në Zubin Potok e Zveçan, serbët vazhdojnë të provokojnë sërish situatën në veri.

Në mëngjesin e sotëm është raportuar se janë parë sërish dy avionë nga Serbia duke fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovë.


Pavarësisht kësaj, raportohet se gjithçka është qetë dhe nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/