Serge Gnabry është emri i radhës që është futur në listën e dëshirave të Barcelonës.

Kampioni në fuqi i La Ligas pritet të bëj disa ndryshime për sezonin e ri ku reparti i sulmit pritet të jetë reparti ku do të ketë më së shumti largime.


Emrat si Ansu Fati, Raphinha e Ferran Torres prtiet të largohen nga Camp Nou, derisa Barcelona po mendon për zëvendësuesit e tyre.

Sulmuesi gjerman Serge Gnabry ka përfunduar në listën e dëshirave të gjigantit katalunas.

28-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2026, por ai ka shprehur dëshirë për tu larguar nga Allianz Arena dhe për të nisur një aventurë të rre në karrierën e tij.

Xavi e pëlqen shumë gjermanin dhe ka kërkuar afrimin e tij në Camp Nou sipas të përditshmes katalunase Sport.

Serge Gnabry Bayern Munich

Megjithatë për të arritur deri te Gnabry, Barcelona fillimisht duhet të shes, pasi Bayerni kërkon rreth 60 milionë euro për largimin e tij.

Gnabry këtë edicion ka zhvilluar 47 ndeshje zyrtare, ku ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app