Serena Williams e panjohur: Legjenda e tenisit befason me linjat e reja

Ish-kampionja e Wimbledon nuk ndalet së surprizuari - fotot nga palestra po marrin vëmendjen e të gjithëve
Serena Williams, një nga emrat më të mëdhenj të sportit, ka surprizuar miliona ndjekës me paraqitjen e saj më të fundit nga palestra. Që kur u tërhoq nga fusha e tenisit në vitin 2022, Serena i është përkushtuar familjes, vajzave të saj dhe një mënyre jetese të shëndetshme, por ndryshimi në pamjen e saj nuk mund të kalojë pa u vënë re.
Në fotot e publikuara së fundmi në Instagram, 23-herë fituesja e Grand Slam ka treguar me krenari barkun e saj të sheshtë dhe muskujt e formësuar, të cilët nuk i ka humbur as pas pensionimit nga sporti profesionist.
Me një veshje sportive krejtësisht të zezë, sytjena sportive dhe streçe, Serena ka shkruar me humor: “Duke u stërvitur dhe duke punuar në këndet e mia!”- transmeton Telegrafi
Pasioni për stërvitje nuk i është shuar
Edhe pse tashmë larg turneve të mëdha, Serena vazhdon të ushtrojë me përkushtim, sidomos pas lindjes së vajzës së dytë, Adira River, në gusht të vitit 2023. Që atëherë, ajo nuk i ka ndalur postimet motivuese, ku ndan momente nga palestër, ngritja e peshave dhe sfidat që ka pasur me kilogramët e tepërt.
Në fillim të këtij viti, në një video që publikoi, Serena tregoi se po rikthehej gradualisht në formën që e ka bërë të famshme në të gjithë botën: “Kjo nuk është pesha ime e zakonshme, por do të më mjaftojë derisa të kthehem aty ku dua të jem.”
Në një postim plot sinqeritet, ajo tregoi se për muaj të tërë nuk mund ta vishte dot, por nuk u dorëzua. Pas shumë ushtrimesh dhe disipline, në fund të vitit 2024, Serena publikoi me krenari: “Tani më përshtatet! Një gram më shumë, dhe nuk do të më hynte! Duhet t’i jap vetes merita.”
Serena Williams tregon edhe një herë se shpirtin luftarak nuk e ka vetëm në fushë, por edhe në jetën e përditshme, me përkushtim, durim dhe vendosmëri për të ruajtur formën dhe energjinë që e bën të pazëvendësueshme.
/Telegrafi/



















































