Kosova humb miliona euro në vit për shkak të moszbatimit të marrëveshjes për energjinë, të nënshkruar në vitin 2013 ndërmjet përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësimin e Bashkimit Evropian. E njëjta marrëveshje ishte konfirmuar më pas nga të dy kryeministrat, i Kosovës dhe ai Serbisë, në gusht të vitit 2015, kur kishin rinegociuar dhe ishin dakorduar për zbatimin e saj.
Si rezultat i moszbatimit të marrëveshjes, Zana Bajrami-Rama, zyrtare në Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), thotë se Kosova humb rreth 10 milionë euro në vit.
“Operatori i Sistemit të Serbisë (“Elektro Mreza Srbije”- EMS) vazhdon që të mbledhë të hyrat e alokimit të kapaciteteve për linjat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje”, thotë ajo. “Vetëm nga janari e deri në tetor të këtij viti, vlerësohet që operatori serb EMS, ka përfituar nga alokimi i kapaciteteve të linjave kufitare të Kosovës me shtetet fqinje dhe nga kongjestionet, mbi 9.5 milionë euro. Për çdo vit ka përfitime nga të hyrat nga alokimi i kapaciteteve”.
Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, shprehet se humbjet nga bllokada e Serbisë arrijnë mbi 17 milionë euro, përfshirë këtu edhe humbjet nga mos funksionalizimi i Linjës së Interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, e cila është gati, por nuk ka mundur të aktivizohet për shkak të bllokadës që i ka shkaktuar Serbia.
“Janë nga 10 deri në 15 milionë euro në vit, pa përfshirë edhe transmisionin me Shqipërinë, i cili nuk është futur në funksion pikërisht për këtë arsye. Pra, në përgjithësi janë mbi 17 milionë euro, që Serbia i inkason në emër të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2018”, thotë Lluka., sipas të cilit Qeveria e Kosovës do të kërkojë kompensimin e këtyre mjeteve gjatë negociatave të ardhshme që do zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Në të kundërtën, thotë se këtë problem do ta paraqesin edhe në Arbitrazh.
“Derisa kontrata është e nënshkruar nga pala serbe dhe Kosova, atëherë është obligim që të respektohet, prandaj Serbia e ka obligim dhe duhet t’i kompensojë këto humbje në çfarëdo forme, qoftë përmes arbitrazhit, apo qoftë përmes negociatave”, vlerëson Lluka.
Edhe në marrëveshjen e vitit 2013, thuhet se nëse nuk do të jetë e mundur të arrihet një zgjidhje e përbashkët brenda 6 muajve, të dyja palët bien dakord t’i paraqesin këto pretendime para arbitrazhit ndërkombëtar. Ndryshe, gjatë negociatave Kosovë – Serbi është përcaktuar që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Serbisë ( EMS) të fillojnë operimin si dy zona rregulluese të pavarura në përputhje me kërkesat e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike.
Po ashtu, ishte nënshkruar edhe Marrëveshja për Kyçje të Sistemit Energjetik të Kosovës në Zonën Sinkrone të Evropës Kontinentale.
Në bazë kësaj marrëveshjeje, thuhet se pavarësimi i KOSTT-it lejohet pas krijimit të një kompanie të re, sipas kornizës ligjore të Kosovës, e cila do të furnizojë me energji elektrike konsumatorët në katër komunat veriore me shumicë serbe, dhe do të jetë në gjendje të blejë dhe të shesë energji në tregun e hapur. Por, kjo kompani ende nuk është regjistruar dhe licencuar në institucionet kompetente të Kosovës, thotë Zana Bajrami- Rama, çka po e pamundëson zbatimin e marrëveshjes.
“Pavarësisht që KOSTT-i i ka plotësuar të gjitha parakushtet teknike dhe operative në pajtim me kërkesat e Rrjetit Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E) për të funksionuar si zonë rregulluese në bazë të Marrëveshjes për kyçje, kjo marrëveshje ende nuk ka hyrë në fuqi për shkak të obstruksioneve të vazhdueshme të Serbisë në implementimin e obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja për Energji ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thekson Bajrami Rama.
Ndryshe, çështja e energjisë është aktualizuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin kërkohet të ndërpritet faturimi i energjisë së shpenzuar nga konsumatorët e komunave veriore, konsumatorëve të rajoneve tjera të Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, thuhet se qytetarët e këtyre pjesëve kanë shpenzuar 8 milionë euro në vit, kurse këtë vlerë e kanë paguar konsumatorët e pjesëve tjera të Kosovës.
Edhe për këtë problem, Qeveria e Kosovës, pretendon që në negociatat e ardhshme me Qeverinë e Serbisë në Bruksel, të kërkojë kompensimin e mjeteve materiale nga faturat e shpenzuara të energjisë elektrike. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025