LAJMI I FUNDIT:

Serbët befasojnë me votimin në anketë: Zgjidhja do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia

Serbët befasojnë me votimin në anketë: Zgjidhja do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia

Kosova vazhdon të mbetet edhe më tej çështje kryesore e politikës ditore edhe në Serbi.

Dhe kjo ndodh edhe pas 11 viteve të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, vendim ky i legjitimuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ndërkohë, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, termi “demarkacion” është bërë gjithnjë e më shpesh i përdorur së fundmi, edhe pse publiku serb nuk e di se çfarë nënkuptohet.


Në këtë kontekst, mediumi serb, Danas, duke përfshirë edhe këtë çështje, kanë hapur një anketë, përmes së cilës është kërkuar mendimi i qytetarëve rreth asaj se cili do të jetë përfundimi i “zgjidhjes së çështjes së Kosovës”.

Midis opsioneve, përveç zgjidhjes përmes “demarkacionit” dhe “mbetjes së status quo-s”, është dhënë edhe opsioni i njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kështu, megjithëse numri i votave tregon për një jointeresim të serbëve rreth kësaj çështje, tregon se ata që kanë votuar deri më tani, shumica kanë menduar se një zgjidhje e tillë do të ndodhë përmes njohjes së Kosovës nga Serbia.

Së paku, sipas të dhënave të deritanishme, thuhet se rreth 42 për qind e atyre që kanë votuar, kanë thënë se zgjidhja do të jetë përmes njohjes së Pavarësisë nga Serbia.

Veç kësaj, rreth 37 për qind mendojnë se nuk do të ketë zgjidhje dhe se do të vazhdohet me status quo, ndërsa 21 për qind mendojnë se zgjidhja do të vie përmes demarkacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori