LAJMI I FUNDIT:

Senzacioni brazilian Vitor Roque rikthehet nga lëndimi para transferimit tek Barcelona

Senzacioni brazilian Vitor Roque rikthehet nga lëndimi para transferimit tek Barcelona

Ka pasur shumë spekulime rreth të ardhmes së Vitor Roque përgjatë javëve të fundit. 18-vjeçari nënshkruajti për Barcelonën gjatë afatit kalimtar veror, por nuk ishte në gjendje t’i bashkohet atyre menjëherë për shkak të vështirësive financiare të klubit.

Si pasojë e kësaj Roque do të mbetet si lojtar i klubit brazilian Athletico Paranaense të paktën deri në fund të vitit 2023.

Të gjitha këto spekulime kanë ndodhur teksa Roque ishte duke u rikuperuar. Në muajin shtator ai pësoi një lëndim serioz gjatë një ndeshje në kampionatin brazilian dhe pritej që ai të ishte jashtë fushave deri në përfundim të kampionatit, që do të thotë deri në fund të muajit të ardhshëm.


Barcelona ka hartuar planin për ardhjen e Vitor Roque në klub
Lexo po ashtu Barcelona ka hartuar planin për ardhjen e Vitor Roque në klub

Sidoqoftë, pas dy muajsh mungesë ai u rikthye në aksion të shtunën ndaj Vasco da Gamas, duke luajtur 26 minuta. Ai nuk ishte në gjendje të bëjë diferencën kësaj radhe pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Barcelona tani me gjasë janë të lumtur që Roque është rikthyer dhe do të shpresojnë që ai të marrë veten fizikisht gjatë javëve të ardhshëm pasi që po raportohet se ai do të transferohet në Kataloni gjatë janarit për t’iu bashkuar blaugranasve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori