Sëmundjet që dëmtojnë nyjat, artriti dhe artralgjia

Dhimbjet në organizëm mund të ndahen në shumë kategori të ndryshme që shpesh shkaktojnë konfuzion jo vetëm te pacientët por edhe te njerëzit e tjerë.
Le të marrim rastin e dhimbjes së kyçeve dhe nyjave të cilat shpesh ngatërrohen me njëra tjetrën. Këto dy sëmundje njihen si artriti dhe artralgjia.
Përkufizimi i saktë i dy sëmundjeve
Sipas organizatave të ndryshme shëndetësore, artriti dhe artralgjia kanë ngjashmëri por edhe ndryshojnë nga njëra tjetra. Artralgjia përkufizohet si dhimbje e kyçeve dhe nyjave por pa u shoqëruar me ënjtjen e tyre. Artriti përkufizohet si inflamacion i kyçeve, pra dhimbje dhe ënjtje e tyre, transmeton AgroWeb.
Artralgjia prek kyçet dhe nyjat në zona të ndryshme të trupit, përfshirë: duart, gjunjët dhe kyçet. Artriti nga ana tjetër, shkakton ënjtje dhe ngurtësim të kyçeve, ligamenteve, muskujve, tendinave dhe kockave por edhe dhimbje. Ajo që mjekët shpjegojnë është se njerëzit që vuajnë nga artriti, në të njëjtën kohë mund të diagnostikohen edhe me sëmundjen tjetër.
Simptomat e dy sëmundjeve
Simptomat e këtyre dy sëmundjeve mund të mbivendosen, sidomos kur bëhet fjalë për:
• ngurtësimin,
• dhimbjen e kyçeve,
• skuqjen,
• vështirësi në lëvizjen e kyçeve.

Pavarësisht mbivendosjes së simptomave, artriti dallon nga sëmundja tjetër sepse ka simptoma shtesë, ku përfshihet:
• deformimi i kyçeve
• humbje e masës kockore
• paaftësi në lëvizshmëri,
• dhimbje shumë të forta nga fërkimi i kyçeve me njëra tjetrën.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut
Dhimbjet e kyçeve si pasojë e artritit mund të jenë rezultat i :
• komplikacioneve të shkaktuar pas një lëndimi fizik,
• mbipeshës dhe obezitetit,
• osteoartriti,
• artritit reumatoid, falë të cilit imuniteti dobëson kyçet dhe vetë-nxit inflamacionin dhe ënjtjen.
Faktorët e rrezikut të artralgjisë përfshijnë:
• ndrydhje të kyçeve,
• zhvendosja e kyçeve,
• hipotroidizmi
• kancer i kockave.
Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?
Ndonëse nuk është e lehtë për dikë që të kuptojë vetë nga cila sëmundje vuan, ekspertët thonë se artralgjia mund të ketë lidhje me sëmundje të tjera. Disa herë mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje tjetër. Nëse dhimbjet e kyçeve janë shumë të forta e pengojnë lëvizjen tuaj, atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës