Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë solemne në kujtim të 20 vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.
Në një fjalë rasti, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj i cili i mbijetoi kësaj masakre ka kujtuar ditën e 22 majit 1999, ditën kur përjetuan tmerrin më të madh në jetën e tyre.
“Më 22 maj 1999 , pas natës më të gjatë të jetës sime bashkë me qindra të burgosur, nën qillein e hapur ku vetëm hëna dhe vdekja na bënin shoqëri, vjen zëri i kriminelit tashmë të njohur për ne, i cili na kërkon që të rreshtohemi gjoja se do të na transferonin pasi që pas sulmeve të NATO-s nuk ka më kushte qëndrimi, mirëpo ne e dinim se nuk do të ndodhte ashtu pasi që njëri nga ne Gazmend Imeri i pari kishte vërejtur lëvizjet e policëve serb”, ka thënë Selmanaj.
Ai ka shtuar se para tyre u shkrepën breshëri plumbash, minahedhës e granat e dore.
“Njëri prej nesh tha çka do që të ndodh mos të largohemi nga njëri tjetri. Në drejtim tonin u shkrepën breshëri plumbash, minahedhës e granat e dore. Pranë meje të vedkur mbetën Gazmend Imeri e Ibër Metaj, oborri po mbulohej me gjakun e dëshmorëve…”, rrëfeu Selmanaj.
Selmanaj shtoi se në Burgun e Dubravës deri më sot janë identifikuar 120 të vrarë e qindra të plagosur, në mesin e tyre Gani Lekaj, Hajdar Pepaj, Metë Osmanaj e shumë të tjerë nga komuna e Deçait, si dhe disa tjerë që kanë vdekur duke u malltretuar në burgjet serbe.
Deputeti shtoi se kjo masakër nuk ka ndodhur rastësisht.
“Përmasa e kësaj masakre edhe sot e pandriçuar nuk ka ndodhur rastësisht. Përgjegjës për këtë masakër janë drejtori i burgut, komandanti… Masakra ishte kryer me urdhër të Qeverisë së Serbisë”, tha Selmanaj.
Selmanaj pati edhe një porosi për Bashkësinë Ndërkombëtare.
“Bashkësia Ndërkombëtare ose duhet t’i dënojë ose do t’i ti shpallë heronj kriminelët me emër e mbiemër të kësaj masakre, pasi që sipas Serbisë ata kanë vrarë terroristët shqiptarë”, tha Selmanaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi