LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Inspektorati i Policisë dhe Departamenti për Krime Ekonomike, shenjë e qartë e kapjes së shtetit

Selimi: Inspektorati i Policisë dhe Departamenti për Krime Ekonomike, shenjë e qartë e kapjes së shtetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj që t’i marrë masat e nevojshme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë shkelur ligjin.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) dhe Departamenti për Krime Ekonomike, janë diskredituar deri në themel, për shkak të krerëve të instaluar në këto institucione.

“Çka kemi parë dhe dëgjuar nga këto institucione, shohim se janë model i qartë i krimit dhe kapjes së shtetit. Ka kohë që në opinion kemi ngritur problematikën e Inspektoratit, që po duket se janë probleme kronike”, ka shtuar Selimi.


Sipas tij, nga ato se çka është dëgjuar nëpër përgjime, vërehet se kemi të bëjmë më një rrjet të krimit të organizuar.

“Ky nuk është i izoluar në këto dy mekanizma të sigurisë, është i shtrirë edhe në pjesë tjera të shtetit. Përndryshe, shteti i kapur e ka këtë pamje”, ka shtuar Selimi.

Ai ka theksuar se ministri Sefaj e ka rastin të merr masa menjëherë , dhe se ai duhet të merr masa edhe ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, sepse sipas tij, ai do të duhej të merrte masa ndaj personave që kanë qenë pjesë e këtyre veprave, e jo t’i mbroj ata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori