Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për komunikatën e lëshuar në kohë të luftës kundër familjes së Gani Gecit.
Sylejman Selimi, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Gani Geci dhe Abedin Rexha – Sandokani kanë qenë shokë në mes vete deri në momentin kur është vrarë ky i fundit.
“Duhet të sqarohet për opinionin vrasja e Abedin Rexhës. Mirëpo, komunikata numër 59 që ka dalë në emër të Shtabit të Përgjithshëm ka qenë shumë e rëndë, e që sot askush nuk po e merr përgjegjësinë. Ka qenë shumë e rëndë pasi kemi qenë bashkërisht edhe pas vrasjes së Abedinit. Në Drenicë është ruajtur uniteti edhe pas kësaj ngjarjeje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se nuk ka qenë e vërtet se gjoja Gani Geci i ka prirë ofensivës së forcave serbe kundër UÇK-së, siç thoshte komunikata numër 59.
“Në momentin kur ka dalë komunikata ne kemi qenë bashkë sikur ne që po qëndrojmë tani në këtë tavolinë”.
Selimi thotë se përkundër që ka qenë Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së në kohën që ka dalë ajo komunikatë, ai nuk kishte informacione kush i shkruante komunikatat.
“Kur unë kam qenë komandant kam qëndruar në qendër të Drenicës. Defekti ynë ka qenë që një pjesë e Shtabit ka qëndruar në malet e Berishës dhe komunikimi ynë ka qenë i vështirë. Takimet edhe më të vështira. Nuk e di kush i ka shkruar komunikatat në atë kohë. Ata anëtarë të SHP të UÇK-së që i kanë shkruar komunikatat duhet t’i sqarojnë kush i ka shkruar ato komunikata. Dikush po i ik përgjegjësisë, por kjo nuk duhet të ndodhë pasi është e mirë edhe për opinionin të sqarohen këto gjëra”, tha Selimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!