Selena mbeti shtatzënë – Bieber nuk e deshi fëmijën?!

Sipas revistës In Touch, Selena kishte menduar se shtatzënia është shenjë se këngëtari kanadez është mashkulli me të cilin duhet ta kalojë jetën.
Megjithatë, Biber kishte refuzuar që të bëhej me fëmijë, ndërsa dy muaj më pas Selena ka pasur abort spontan dhe spekulohet se ky ka qenë momenti i thyerjes në lidhjen e tyre.
“Shtatzënia nuk ishte planifikuar, por asaj nuk i interesonte. Ajo ishte e vendosur që ta mbante fëmijën. Ishte e bindur se ishte shenjë se me Justinin duhej të qëndronte deri në fund të jetës. Megjithatë, Justin nuk donte ta pranojë këtë. Dy muaj më pas, Selena pati abort spontan”, ka thënë një burim.
Zëdhënësi i këngëtares ka dalë me deklaratë duke i mohuar këto thashetheme. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































