LAJMI I FUNDIT:

Sektori i energjisë në Kosovë përballet me sfida të shumta

Sektori i energjisë në Kosovë përballet me sfida të shumta

Bashkimi Evropian ofron mbështetje ndaj politikave qeveritare lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për Efiçiencën e Energjisë, dhe krijimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë, si një nga rezultatet kryesore të Ligjit për Efiçiencë të Energjisë.

Kështu u deklarua në konferencën e parë të kryetarëve të komunave të Kosovës , ku përqendrimi ishte edhe në sigurimin e mbështetjes financiare për zbatimin e efiçiencës së energjisë dhe zgjidhjeve për energji të ripërtërishme në komuna.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë se presin miratim nga kryetarët e komunave për përmirësim të politikave të efiçiencës së energjisë, teksa ka pranuar që energjia mbetet sfidë për shtetin kosovar.


“Sektori i energjisë në Kosovë po përballet me sfida të shumta, me furnizim të paqëndrueshëm me energji elektrike, që është një ndër pengesat kryesore për zhvillim ekonomik në Kosovë, intensiteti i eficiencës të energjisë shpesh është i afërt me mesataren e BE-së, dhe sektori i energjisë mbetet njëri nga ndotësit më të mëdhenj në Kosovë. Si BE neve na duhen partnerë të fuqishëm dhe t’i përkushtuar në Kosovë për t’i çuar përpara reformat në sektorin e energjisë, dhe më lejoni t’i përmend disa nga ta. Kosova është zotuar që t’i realizojë korpusin e BE-së për energjinë, ta ketë planin kombëtar dhe t’i realizojë objektivat e efiçiencës së energjisë, Kosova është në proces të transpozimit të direktivës për efiçiencë të energjisë, dhe për etikim të energjisë, përveç kësaj baza ligjore është duke u përgatitur për krijimin e fondeve për efiçiencë të energjisë, që do të jetë mekanizmi kryesor për t’i kanalizuar fondet dhe ndërhyrjet dhe për ta furnizuar efiçiencën e energjisë në infrastrukturën publikë ne fillim, e pastaj në sektorin privat”, tha shefja e BE-së.

“BE-ja i ka investuar më shumë se 19 milionë euro në realizimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike me qëllim të reduktimit të konsumit të energjisë. Kjo do ta përmirësojë shkallën e rehatisë të studentëve në shkolla si dhe të pacientëve në spitale dhe qendra familjare, për me tepër me mbështetjen, me fondet e BE-së ne i kemi reduktuar humbjet e energjisë dhe të ujit në sistemin e ngrohjes qendrore në Prishtinë, presim me padurim që projekti ynë i ardhshëm ta shtojë efikasitetin e ngrohjes qendrore në Gjakovë, dhe të ndërtimit të impianteve dhe termocentrale të reja”, tha Apostolova.

Kurse, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka me këtë rast tha se kjo Ministri qe një kohë i ka kushtuar vëmendje të veçantë eficienës së energjisë, duke përfshirë strategjinë që parasheh investime, kurse me kalimin e ligjit për efiçiencë të energjisë do të kenë edhe fondin. i cili krijon mundësi përfitimi nga komunat.

Ai gjithashtu tha se strategjia e energjisë e miratuar në Kuvendin e Kosovës parasheh mbi 80 milionë euro investime.

“Kosova si nënshkruese e traktit të komunitetit të energjisë është e përcaktuar që të arrijë të gjitha caqet që ne veç jemi zotuar, dhe ato caqe janë që deri në fund të këtij viti, edhe pse nuk jam edhe shumë optimist ndoshta se do të arrihet saktësisht, por përafërsisht rreth 9 për qind të konsumit të energjisë do të kursehet si rrjedhojë e masave të efiçiencës së energjisë që janë duke u ndërmarrë në nivel qendror dhe në nivele komunale… Është kënaqësi të shohësh se efiçienca apo kursimi i faturave të energjisë nga këto projekte është mbi 50 për qind, dhe ky model duhet të shumëfishohet në tërë territorin e Kosovës dhe me projektin që e kemi aktualisht në funksion e sipër parashihet që diku rreth 140 ndërtesa t’i përfundojmë deri në fund të vitit të ardhshëm. Por, për ta arritur këtë target dhe për t’i dhënë shtyje përpara kësaj fushe, korniza ligjore dhe infrastruktura institucionale j anë shumë të rëndësishme, në këtë kontekst aktualisht jemi procesin e aprovimit normalisht të ligjit të efiçiencës të energjisë, i cili është në parlament, dhe ky ligj natyrisht transpozon edhe direktivat evropiane dhe vendos bazën ligjore për funksionalizmin e fondit për efiçiencë energjisë”, u shpreh ai.

Sipas LLukës komunat luajnë rol të madh në arritjen e këtyre qëllimeve, duke shtuar se ato kanë rëndësi sepse operojnë me një numër të madh të ndërtesave publike si dhe ndriçimin publik. Ai bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka dhënë 10 milionë për fillimin e këtij fondi.

Në konferencë do të bëhet edhe inaugurimi i Kartës së Energjisë të kryetarëve të komunave të Kosovës si një deklaratë angazhuese për përmirësimin e nivelit të komforit në të gjitha ndërtesat komunale duke zbatuar projekte të efiçiencës së energjisë dhe të energjisë së ripërtëritshme, si dhe për të zvogëluar ndotjen e mjedisit në komuna dhe për të kursyer shpenzimet për energji. /Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori