LAJMI I FUNDIT:

Seksioni i Shkencave Shoqërore të ASHAK: Dokumenti i publikuar nga Mehmet Kraja nuk ishte i autorizuar

Seksioni i Shkencave Shoqërore të ASHAK: Dokumenti i publikuar nga Mehmet Kraja nuk ishte i autorizuar

Seksioni i Shkencave Shoqërore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), është distancuar nga dokumenti “SYNIMET DESTABILIZUESE TË SERBISË NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR”, të publikuar në faqen zyrtare elektronike të ASHAK.

Pas një mbledhje të mbajtur këtë të premte, Seksioni i Shkencave Shoqërore ka dhënë disa sqarime lidhur me debatin që ka shpërthyer në publik rreth botimit dhe shpërndarjes siç thuhet, të paautorizuar të këtij dokumenti.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se teksti është i kryetarit të Akademisë, Mehmet Kraja, dhe i njëjti ishte i paautorizuar për publikim.


“Seksioni, që në fillim e ka kundërshtuar publikimin e këtij teksti joshkencor në emër të Akademisë, që shihet nga Procesverbali i mbledhjes së 26 janarit 2022!”, thuhet në komunikatën për media.

Seksioni i Shkencave Shoqërore ka thënë se ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen Krajës për siç thuhet, sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit në krye të të cilit është.

“Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjellë përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë”.

Tutje, thuhet se “për shkak të papërgjegjësisë dhe veprimeve imponuese dhe arbitrare, Seksioni i Shkencave Shoqërore kërkon nga z. Kraja reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”.

“Nëse z. Kraja nuk reflekton karshi përgjegjësisë institucionale dhe morale, Seksioni i  Shkencave Shoqërore do të iniciojë veprime të tjera statutore” .

Ndryshe, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një analizë të përgjithshme të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (të hartuar dhe publikuar në janar 2022).

Kraja thotë se ky dokument synon të tërheq vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe faktorit ndërkombëtar se politikat e Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë njohur së fundi një trend riciklimi, janë bërë më agresive dhe destabilizuese për rajonin, duke krijuar një vazhdimësi të pakëputur të politikave që ndjek Serbia ndaj Kosovës që nga vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar.

Ndaj këtij dokumenti të publikuar ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, duke thënë se i njëjti tingëllon më shumë si një memorandum anti-shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori