LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i OVL UÇK-së: Njerëzit po na akuzojnë se ne sollëm pakot me “Dosje të Speciales”

Sekretari i OVL UÇK-së: Njerëzit po na akuzojnë se ne sollëm pakot me “Dosje të Speciales”

Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka dhënë detaje për futjen e pjesëtarëve të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL UÇK-së.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se kanë qenë në pauzë të drekës kur personat civil kanë ardhur në zyrat e tyre.

“Ne nuk lejojmë bastisje te zyrat tona as EULEX-in e askënd pos Policisë së Kosovës. Ne nuk mund të dimë kush janë ata persona me veshje civile. Ata mund të jenë grabitës apo persona që mund t’i bëjnë dikujt atentat”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Klinaku thotë se pjesëtarëve të Speciales ua kanë thënë hapur në zyre se nuk iu besojnë.

“Ne nuk besojmë në Gjykatën Speciale”.

Sekretari i OVL të UÇK-së ka thënë se disa persona janë duke i akuzuar se ata vet kanë inskenuar dorëzimin e dosjeve, por sipas tij kjo nuk është e vërtet.

“Njerëzit janë duke na akuzuar se ne kemi sjellë pakon. Ne ua kemi dhënë pamjet edhe prokurorisë le ta zbulojnë personin q i solli dosjet. Nuk e di çfarë dëshmie më të madhe nevojitet të japim ne për të zbuluar këtë person”.

Klinaku thotë se “mjerana” janë të gjithë ata që kanë votuar Gjykatën Speciale.

“Të gjithë e dinë se Serbia ka dërguar 700 mijë dosje. Harrojeni se ato mund të jenë diçka sakta. Ata i kanë vrarë vet njerëzit e janë munduar të na lënë neve fajin”.

Klinaku thotë se kanë porositur ish-luftëtarët që të mos flasin në Gjykatën Speciale.

“Nëse ata kanë fakte le të na qesin përpara, por ne nuk duhet të ofrojmë fakte për ta”, tha ndër të tjera Faton Klinaku./Telegrafi/