LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar zotohet të punojë “edhe më ngushtë” me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar zotohet të punojë “edhe më ngushtë” me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, i cili bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev këtë javë, ra dakord të punojë “edhe më ngushtë” me Ukrainën gjatë takimeve me presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.

“Të tre ranë dakord të punojnë edhe më ngushtë duke ecur përpara në mbështetje të qëllimit të tyre të përbashkët për t’ia mundësuar Ukrainës të çlirohet nga pushtimi i paligjshëm rus”, sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ata diskutuan gjithashtu gamën e pajisjeve dhe trajnimeve që Mbretëria e Bashkuar po ofron aktualisht dhe çfarë mbështetje të mëtejshme mund të ofrojë për të ndihmuar forcat ukrainase për të mbrojtur vendin e tyre”.


Sidoqoftë, mediat shkruajnë se nuk dihet se kur është zhvilluar takimi, por Ministria e Mbrojtjes tha se udhëtimi dy-ditor u zhvillua “këtë javë” dhe Zelensky postoi video të takimit në kanalin e tij zyrtar Telegram të premten pasdite.

Zelensky i tha Wallaces gjatë takimit se “lufta është një manifestim i madh se kush janë miqtë tanë të vërtetë” dhe se Mbretëria e Bashkuar kishte dëshmuar se ishte e tillë.

“Jam shumë mirënjohës për një punë kaq të bashkuar. Këto fjalë janë vazhdimisht në veprim, dhe ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm midis marrëdhënieve të Ukrainës me Britaninë e Madhe dhe vendeve të tjera”, tha Zelensky. “Armët, financat, sanksionet janë tre gjëra në të cilat Mbretëria e Bashkuar ka treguar vazhdimisht lidershipin e saj”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Kalo në kategori