Siç shkruan Deutsche Welle, referuar të dhënave nga Islamabadi ai do të vizitojë zonat e përmbytura dhe do të takohet me presidentin e vendit Asif Ali Zardari si dhe me kryeministrin Jusuf Raza Gilani.

Megjithë tensionet e vazhdueshme politike mes dy vendeve, India u ka ofruar refugjatëve në vendin fqinjë ndihma në vlerë prej rreth pesë milionë dollarësh. Në një bisedë telefonike ministri i Jashtëm indian i premtoi solidaritet homologut të tij pakistanez.


Organizata humanitare Malteser konfirmoi rastin e parë të sigurt të kolerës në veriperëndim të vendit. Gjashtë pacientë të tjerë dyshohet se janë të prekur nga sëmundja. Sipas Kombeve të Bashkuara deri tani një e treta e Pakistanit është prekur nga përmbytjet. /Telegrafi/