Në “Eurovisioni” e këtij viti Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja, Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë po pritet mirë, ndërsa së fundmi ka arritur një sukses tjetër në mesin e këngëve të “Eurovisionit”.


“Sekret” është renditur e pesta në mesin 20-të videove më të shikuara të gjatë muajit mars.

ronelahajatiofficial 277855177 380302674101812 6476707371403160117 n Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ndërsa, tashmë është prezantuar edhe renditja e performancave të artistëve në skenën e Torinos në Itali, atje ku edhe mbahet “Eurovision 2022”.

Sipas renditjes zyrtare, Ronela do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale.

ronelahajatiofficial 275731715 259696382905037 2350214323938120670 n Foto: Ronela Hajati/Instagram

Kujtojmë që klipi zyrtar i këngës “Sekret” tashmë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin e YouTubes.

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare së fundmi mori pjesë në “Israel Calling 2022”, bashkë me artistët e tjerë që do të marrin pjesë në “Eurovision Song Contest”. /Telegrafi/