Enver Sekiraqa tha sot në gjykatë se nga dëshmia e tij për krime lufte në vitin 2000 i filluan problemet.
“Krejt problemet e kanë zanafillën në një dëshmi timen të dhënë hetuesve të Hagës për krime lufte dhe falë edhe disa përkthyesve të cilët kanë bashkëpunuar me disa organizata kriminale, e kanë kuptuar për këtë”, tha Sekiraqa.
Sekiraqa që po akuzohet për nxitje të Arben Berishës në vrasje të Triumf Rizës, paraqiti sot dëshminë e tij në gjykatë.
Arben Berisha është duke vuajtur dënimin prej 35 vjetësh burg për vrasjen e ish-policit Riza në vitin 2007 në Prishtinë.
Sekiraqa mohoi se shoqërohej me të dënuarin Berisha, me arsyetimin se nuk e lidhte asgjë me të.
“Unë me Arben Berishën as që kam folur ditën kritike, e as më herët nuk jam shoqëruar asnjëherë me të. Nuk më ka lidhur asgjë me të në jetë, as në gjeneratë, sepse ai është shumë më i ri se unë, e as lidhje familjare, as biznes, punë”, tha Sekiraqa.
Sekiraqa e paraqiti letërnjoftimin e një personi tjetër të quajtur Arben Berisha, të cilit tha se ia kishte dhënë numrin e telefonit.
Sekiraqa duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij Bostjan Penko akuzoi policinë për shkatërrimin e një pajisjeje për video-incizim (DVR) në lokalin e tij.
“Po të mos shkatërrohej ai DVR, trupi gjykues do ta kishte shumë më lehtë të shihte kush ka hyrë dhe kush ka dalë nga lokali ditën kritike dhe ditën para saj, çdo minutë e çdo sekondë dhe të vërtetohej e vërteta që unë po them për tetë vjet,” tha Sekiraqa.
Më tutje Sekiraqa mohoi se përcillte lëvizjet e policit të ndjerë Triumf Riza.
“Unë kurrë në jetën time as nuk kam orkestruar, as interesuar me përcjellë, as për asnjë send nuk më ka interesuar puna e Triumf Rizës. Sepse sikur të dojsha me përcjellë, a do të ishte logjike me përcjellë me një veturë e cila është e mbushur me reklama ‘Bruno Kafe’, veturën të cilën e njeh i tërë qyteti?” shtroi pyetje Sekiraqa.
Ai përshkroi edhe raportet me Triumf Rizën.
“Unë disa herë e kam takuar Triumf Rizën në qytet dhe asnjëherë nuk kam pasur as më të voglin problem me të. E dashura e tij ka punuar në lokalin e një shoku tim dhe ka ndodhur që ajo disa herë e ka hapur laurën për veturën time, ajo ka qenë një fytyrë publike, Miss Prishtina ose Miss Kosova”, tha Sekiraqa.
Tha se nuk ndodhej pranë vendit të vrasjes ditën kur ajo ndodhi, edhe pse kështu thotë prokuroria. Po të shihja ëndërr se do të vritej një polic do të largohesha nga Kosova e lëre më të qëndroja afër vendit të ngjarjes, u shfajësua Sekiraqa.
Ai komentoi edhe një video të një ahengu familjar lëshuar nga prokuroria ku shihej me disa persona që organi i ndjekjes i konsideronte politikanë.
“Ne kemi traditë populli ynë që mysafirin e trajtojmë më mirë se anëtarët e familjes tonë. Aty nuk ka politikanë, aty duket se është Rrahim Pacolli, ai atëherë s’ka pasë lidhje me politikën, por ka qenë drejtor i një kompanie të sigurimit. Aty shihet edhe një ish-drejtor i burgut, Veli Gashi, i cili përmes një mikut të tij që unë e kam kojshi ka ardhur”, tha Sekiraqa.
I akuzuari për nxitje në vrasjen e Rizës tregoi se nuk ndodhej në shtëpi ditën e kësaj vrasjeje, kur policia e kërkoi.
“Unë përmes televizionit kam kuptuar se është plagosur një polic, pastaj kam dalë tek rruga e shtëpisë sime kur kanë ardhur policia dhe kam qëndruar aty deri sa ata kanë shkuar. Kur jam kthyer në shtëpi e kam kuptuar se ata ishin tek unë. Ata ishin sjellë shumë keq, babën tim e kishin rrahur, ndërsa nënën e kishin kërcënuar duke i thënë se do ta vrasim djalin Enver Sekiraqën,” tregoi Sekiraqa.
Ai deklaroi se kishte qëndruar për një kohë te motra e tij në Prishtinë dhe pastaj kishte shkuar në Çeki.
Sekiraqa tha se disa herë ndaj tij është bërë atentat, se njëherë është plagosur rëndë, ndërsa bëri të ditur se edhe shtëpia i është sulmuar me armë zjarri. Për këtë sulm i propozoi gjykatës edhe dëshmi vizuale.
Ai do të vazhdojë dëshminë ditën e hënë, ndërsa përsëri do të merret në pyetje nga avokati i tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi