Sejdiu ftesë VV-së e LDK-së: Inicojeni mocionin për rrëzimin e Qeverisë, i keni nënshkrimet dhe votat e PSD-së

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, ka ftuar VV-në dhe LDK-në që të inicojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, duke u zotuar se edhe PSD do t'i jap 12 nënshkrime dhe 12 vota.
Përmes një statusi në Facebook, Sejdiu ka thënë se fjalët e statuset pa ndërmarr asnjë veprim janë pallavra dhe hipokrizi.
Postimi i Sejdiut në Facebook:"Edhe njëherë: - e ftojmë LDK dhe LVV që ta inicojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ne do ti japim 12 nënshkrime dhe 12 vota, ose të na i japin nënshkrimet dhe ne e inicojmë - e ftojmë LDK edhe LVV ta na thërrasin ne tryeze opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim - e ftojmë LDK e LVV që ta votojmë në Kuvend mandatarin e bisedimeve, që ai/ajo mos të jetë Thaçi Fjalët e statuset pa ndërmarr asnjë veprim më lartë janë pallavra e hipokrizi", ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/


















































