LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Brenda dy javësh do të kryhet procesi i vaksinimit të mjekëve

Sejdiu: Brenda dy javësh do të kryhet procesi i vaksinimit të mjekëve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Plaurat Sejdiu ka thënë se ekzistojnë rreth 14 mijë punëtorë shëndetësorë në Kosovë.

“Janë rreth 11 mijë punëtorë shëndetësorë në sektorin publik dhe rreth 3 mijë në sektorin privat. Ata janë të barabartë në raport me vaksinimin. Besoj se nëse shkon gjithçka mirë, brenda dy javësh do të kryhet i tërë procesi”, deklaroi Sejdiu për RTV Dukagjinin.

Kryesindikalisti i mjekëve të Kosovës thotë se vaksina e AstraZeneca është e testuar dhe ka treguar rezultate të mirë.


“Efektet anësore janë shumë të rralla dhe shumë më të pakta në raport me barnat tjera. Nuk duhet të kemi pikëpyetje në raport me sigurinë e vaksinës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sejdiu thotë se në bazë të një sondazhi të brendshëm 94.3% e mjekëve që i janë përgjigjur sondazhit janë shprehur të gatshëm të marrin vaksinën.

“Ky duhet të jetë një mesazh edhe për popullin, pasi mjekët kanë besim në proces”, deklaroi Plaurat Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori