Site icon Telegrafi

Se Van Dijk është lideri i vërtetë i Liverpoolit e tregon edhe ky moment mes holandezit dhe Arnoldit

Që nga janari i 2017, kur edhe u transferua nga Southamptoni, Virgil van Dijk është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Liverpoolin.

Holandezi ka përmirësuar dukshëm fazën mbrojtëse të Reds, por 27-vjeçari po tregohet një lojtar vendimtar për skuadrën e Jurgen Klopp.

Ai për momentin është lideri i skuadrës në fushë, edhe pse ka vetëm një vit te Livevrpooli, ai është motivi i ekipit.

Virgil van Dijk dhe Alisson Becker duke iu gëzuar fitores ndaj Brightonit, holandezi ishte lojtari i muajit dhjetor në Ligën Premier (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Kjo tregohet edhe në ndeshjen e fundit ndaj Brightonit, teksa skuadra e tij ishte duke fituar me rezultat 0-1, Van Dijk bënte çdo gjë që rezultati të mbetej kështu dhe skuadra të vazhdonte sa më larg nga Manchester City në tabelë.

Lexo po ashtu "Do fitoja në një vrapim 30 metërsh me Boltin", tifozët rikthejnë deklaratën e Traores pasi spanjolli humbi një duel të tillë me Van Dijkun

Shtatlarti teksa ruante lojtarët kundërshtarë që kishte afër, njëkohësisht i kërkonte Trent Alexander Arnoldit të mbante më mirë pozitën e tij, pasi vendosja e talentit anglez nuk ishte më e mira e mundshme.

E gjitha kjo pas ndeshjes u shpërnda nga tifozët në rrjetet sociale, duke thënë se skuadra ka nevojë sa më shumë për lojtarë si Van Dijk.

Në xhiron e ardhshme Liverpooli do të ndeshet me Crystal Palacen që renditet në vendin e 14 nv Ligën Premier.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit në dashuri me gjestin e Van Dijk pasi Alisson gaboi te goli i Unitedit

Reds kanë aktualisht shtatë pikë më shumë se Man City, por skuadra e Pep Guardiolas ka një ndeshje më pak, atë ndaj Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QuY202xeGNU

Exit mobile version