LAJMI I FUNDIT:

“Së bashku për një rifillim”, Al Trade Market hap pikën e re në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

“Së bashku për një rifillim”, Al Trade Market hap pikën e re në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

Si rezultat i plotësimit të nevojave të konsumatorëve besnikë, rrjeti i qëndrave tregtare me shumicë dhe pakicë “Al Trade Market” ka hapur sot pikën më të re në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, në rrugën Nënë Tereza.

Vendimi për hapjen e kësaj pike të re erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së madhe për produkte cilësore dhe të volitshme, që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së përditshme të familjeve në këtë zonë dhe më gjerë.


Nga produktet ushqimore deri te ato për rregullimin e shtëpisë, teknikë të bardhë, televizorë, produkte për oborr dhe shumë artikuj të tjerë të nevojshëm për shtëpinë tuaj. Duke vendosur përvojën e blerjes në krye të prioriteteve, Al Trade synon të krijojë një ambient ku çdo blerje bëhet e këndshme dhe e thjeshtë, falë hapësirave të organizuara me kujdes.

“Së bashku për një rifillim”, Al Trade ju fton të vizitoni pikën e re dhe të përfitoni nga ofertat aktuale.