Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK) ka kërkuar disa herë që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me ministrin e Financave Hekuran Muratin dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për të gjetur me qëllim që të debatojnë për gjithë çështjet e ngritura nga punëtorët e sektorit të arsimit si dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme përmes dialogut të mirëfilltë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se Qeveria duhet të gjej kohë të takohet e të dëgjojë shqetësimet e punëtorëve të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm.
“SBASHK ka bërë përpjekje tani e sa kohë duke dërguar shkresa zyrtare që të takohet me Kryeministrin Kurti dhe me Ministrin Murati e Ministren Nagavci me qëllim që të debatojnë për gjithë çështjet e ngritura nga punëtorët e tërë sektorit të arsimit dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme përmes dialogut të mirëfilltë. Kujtojmë se Qeveria, edhe përkundër agjendave të ngjeshura, duhet të gjej kohë të takohet e të dëgjojë shqetësimet e punëtorëve të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm dhe të SBASHK-ut si sindikata me madhe numerikisht dhe më e fuqishmja për nga angazhimet dhe aktivitetet”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur tutje në njoftim, Kurti, Murati dhe Nagavci nuk kanë gjetur kohë që të takohen me SBASHK-un.
“Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati nuk i janë përgjigjur kërkesave të SBASHK-ut për takime e për dialog e kohëve të fundit sikur edhe Ministrja Nagavci po zgjedh të njëjtën mënyrë dhe merr vendime aty për aty e pa u konsultuar e pa pasur dialog me SBASHK-un si përfaqësuesin e vetëm të të punësuarve që nga çerdhet e deri edhe në Universitetet e Kosovës dhe në sektorin e kulturës”.
Ata përmes këtij njoftimi thonë se Kurti e Nagavci duhet ta dine se punëtorët e arsimit kanë ngritur shumë shqetësime dhe ato i kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre në organet udhëheqëse të SBASHK-ut.
“Kryeministri Kurti, ministri Murati dhe Ministrja Nagavci le ta dinë se punëtorët e arsimit kanë ngritur shumë shqetësime dhe ato i kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre në organet udhëheqëse të SBASHK-ut e të cilat janë të obliguara të angazhohen për gjetjen e zgjedhjes meritore për to dhe do të ishte mirë që kjo të bëhet me dialog. SBASHK-u në kërkesat zyrtare drejtuar Kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavci u ka shpjeguar edhe çështjet që duhet debatuar sepse janë kërkesa të punëtorëve të arsimit e kulturës”, thuhet tutje në njoftim.
Mirëpo, siç thonë nga SBASHK-u gatishmëria e Qeverisë për takime e dialog deri tani ka munguar dhe sipas tyre nëse Kurti, Murati e Nagavci arsyetohen se kanë agjenda të ngjeshura mund të vie deri te veprimet e tyre sindikale.
“Nëse vazhdojnë të arsyetohen se kanë agjenda të ngjeshura dhe i ikin takimeve e dialogut me SBASHK-un për çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga punëtorët e sektorit të arsimit e kulturës, atëherë mund të vi deri të kërkesa e anëtarësisë për veprime sindikale, duke nisur mbase me kundërshtimin për zgjatjen e vitit shkollor dhe kërkesa të tjera, të cilat organet udhëheqëse të SBASHK-ut do t’i zbatojnë në përpikëri, por përgjegjësinë për gjendjen që do të krijohet do ta kenë ata që po i ikin takimeve dhe dialogut”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SBASHK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë