Sasia ditore e karbohidrateve që duhet të merrni për të humbur peshë

Nëse keni kërkuar informacione për humbjen e peshës në internet, ndoshta keni hasur në pikëpamje kontradiktore mbi rolin e karbohidrateve në humbjen e peshës.
Disa besojnë se karbohidratet janë të mira për shëndetin dhe humbjen e peshës, ndërsa të tjerët betohen se i konsumojnë gjithmonë. Pra, nëse keni qenë ndonjëherë konfuz se sa karbohidrate duhet të merrni për të humbur peshë, nuk jeni vetëm. Është e vërtetë që karbohidratet edhe mund t’i mbështesin dhe mund t’i pengojnë përpjekjet tuaja për humbje peshe – thelbi është të keni ekuilibrin e duhur në marrjen e karbohidrateve.
Dietologu i regjistruar si Destini Moody shpjegon se çfarë lloj karbohidratesh duhet të hani, si dhe sa karbohidrate duhet të hani në ditë, për të humbur peshë.
Pra, Eat This, Not That! Shkruan se nëse jeni një fanatik që doni shumë karbohidrate ose jeni nga ata që shmangin karbohidratet si murtaja, vazhdoni të lexoni për të zbuluar se sa karbohidrate duhet të konsumoni realisht, si për humbje peshe ashtu edhe për shëndet të mirë të përgjithshëm.
Karbohidratet përmenden shpesh si fajtori kryesor në shtimin e peshës. Megjithatë, ato janë një pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Sipas hulumtimeve, karbohidratet janë një burim i rëndësishëm karburanti për trupin duke ndihmuar në optimizimin e performancës së ushtrimeve dhe duke çuar në përmirësimin e menaxhimit të peshës.
Megjithatë, jo të gjitha karbohidratet krijohen të barabarta. Zgjidhni karbohidratet komplekse të shëndetshme nga drithërat, bishtajoret, frutat dhe perimet, në vend të karbohidrateve të rafinuara, të tilla si brumërat e pjekura, ëmbëlsirat dhe buka e bardhë.
“Sekreti është të dish se si t’i balancosh karbohidratet në vaktet ushqyese me makronutrientë tjerë dhe të zgjidhni burimet tuaja të karbohidrateve me mençuri, në mënyrë që t’i merrni të gjitha karbohidratet ushqyese që duhet të ofrojnë derisa menaxhoni me marrjen e kalorive”, ka shpjeguar Moody.
Nuk ka një qasje të vetme për marrjen e karbohidrateve. Udhëzimet më të fundit dietike për amerikanët rekomandojnë që shumica e njerëzve të shëndetshëm të marrin rreth 45 deri në 65 për qind të kalorive të tyre ditore nga karbohidratet. Vetëm mos harroni se të gjithë janë unik. Eksperimentoni me marrjen e karbohidrateve për të gjetur pikën e ëmbël që ushqen trupin tuaj duke ju ndihmuar të humbni kilogramët e tepërt.
“Nëse gjatë ditës merrni 2.000 kalori, duhet të merrni midis 900 dhe 1.300 kalori nga karbohidratet e shëndetshme. Kjo është rreth 225 deri në 325 gramë karbohidrate në ditë. Megjithatë, nevojat për karbohidrate mund të ndryshojnë në bazë të moshës, aktivitetit fizik, objektivave të peshës dhe gjendjes shëndetësore”, thuhet tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës