Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë shprehet e revoltuar ndaj institucioneve përgjegjëse të cilat pamundësuan firmosjen e Marrëveshjes Kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm. Sipas SASHK-ut, dy arsye po e pengojnë tërë procesin për marrëveshjen kolektive. Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se Sindikata nuk mund të sigurojë legjitimitet për shkak të, siç tha ai, pengesave nga Komisioni për sigurimin e përfaqësimit. Nedellkov pretendon se kanë dorëzuar dokumente për të vërtetuar legjitimitetin e tyre një vit më parë, por Komisioni, i cili është në juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ende nuk i ka shqyrtuar.
“Ky komision është nën kompetencë të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale ose më saktësisht nën kompetencë të ish ministres për punë sociale për të cilën kemi krijuar dyshime se po koordinon me punën e anëtarëve të komisionit, ata janë Lidhja e Sindikatave dhe Organizata e Punëdhënësve. Ndoshta dikush po frikësohet se SASHK-u me të drejtë do të marrë përfaqësinë, sepse numrat që kemi mbledhur dhe I kemi dorëzuar në Ministrinë e Punës Sociale dëshmojnë bindshëm se SASHK-u është Sindikata më e madhe ose më representative në sferat tona”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Sipas SASHK-ut, me Marrëveshjen e re kolektive do të përmirësohen të drejtat dhe pagat e stafit arsimor, të cilët disa herë janë shprehur të pakënaqur për të ardhurat e ulëta.
“Do të humbin shumë më shumë të drejta kundrejt Marrëveshjes Kolektive momentale e cila dëshmoj se nuk është e keqe por mjaft e vjetëruar me dipsozita të vjetra dhe tashmë të konsumuar. Parsegjithash do të kisha filluar me të drejtën për çmimin jubilar. Regresi për pushimin vjetor me Marrëveshjen e përgjithashme Kolektive është 30 % ndërsa ne u dakorduam për përqindje më të lartë dhe shumë të tjera”, shtoi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Nga SASHK-u gjithashtu kujtuan institucionet përgjegjëse se do të ndërmarrin të gjitha hapat sindikale për realizimin e të drejtës së tyre. Për këtë problematikë, nga SASHK thanë setashmë kanë njoftuar edhe ministrin e ri Teknik për punës dhe politikës sociale, Gjoko Velkovski. SASHK pret që problemi i përfaqësimit të tyre të gjendet në seancën e ardhshme të Këshillit Ekonomik dhe Social, me qëllim që ky problem të zgjidhet sa më shpejt. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri