Sarri mendon t’ia ndërroj pozitën Bernardeschit

276:"FLORENCE, ITALY - SEPTEMBER 14: Maurizio Sarri manager of Juventus and Federico Bernardeschi of Juventus during the Serie A match between ACF Fiorentina and Juventus at Stadio Artemio Franchi on September 14, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images) 12:"Getty Images
Federico Bernardeschi mund ta ndërroj pozitën e tij në fushë.
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri po mendon t’i ndërrojë pozitën në fushë yllit italian.
25-vjeçari aktualisht luan si një sulmues krahu, por Sarri ka menduar një pozicion që i përshtatet më shumë atij.
“Bernardeschi në të ardhmen më shumë do të jetë një mesfushor sesa një sulmues. Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë të rritet”, deklaroi trajneri italian.
Ish-tekniku i Napolit e Chelseat u ka bërë të qartë të gjithëve se te Juventusi nuk duhet të presin futbollin që bënte te Napoli.
“Secili ekip ka rrugë të ndryshme për të bërë, mos prisni të shihni Napolin e Sarrit këtu”, deklaroi Sarri. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































