LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Më identifikuan si taliban shkaku i stilit tim të lojës

Sarri: Më identifikuan si taliban shkaku i stilit tim të lojës
Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri ka bërë të ditur se kritikët e ka identifikuar atë si taliban shkaku i stilit të lojës së tij.

‘Sarriball’ është nofka me të cilën identifikohet ish-trajneri i Chelseat, por ai ka zbuluar se në Itali ka një emërtim tjetër.

“Mua më cilësuan taliban sepse doja të luaj në stilin tim të futbolli, tani nuk jam mjaftueshëm i mirë sepse i jam përshtatur karakteristikave të ndryshme të lojtarëve të mi”, ka thënë Sarri.


Maurizio Sarri (Foto: Juventu FC/Twitter)

“Nëse do të duhej t’i dëgjoja ose t’i lexoja gjërat që thuhen për Juventusin, unë do të çmendesha. Unë vetëm duhet të eci përpara me punën time”.

“Unë do të doja ta shihja skuadrën më konsistente dhe me qasje më specifike, mirëpo ne duhet t’i marrin parasysh edhe të gjitha karakteristikat e ndryshme të lojtarëve”.

Derbi në Ligën e Kampionëve: Juventus - Atletico Madridi, formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Derbi në Ligën e Kampionëve: Juventus - Atletico Madridi, formacionet e mundshme

“Ne do të përmirësohemi në shumë aspekte, por unë s’mund të gjykoj në bazë të shijes personale dhe kundër personaliteteve të lojtarëve që i kam. Skuadra duhet të bashkohet nga idetë dhe kemi vend për përmirësime”, ka shtuar më tej italiani.

Sarri nuk ka arritur të përshtatet edhe aq në filozofinë e lojës së Juventusit, pasi ndeshjet po arrin që t’i fitojë me shumë vështirësi dhe po pranojnë shumë gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Ligat tjera
Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Premier League
Kalo në kategori