Sardelet janë plot me lëndë ushqyese të rëndësishme, gjë që i vendos ato në vendin e parë kur bëhet fjalë për ushqimin.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3, proteinave, vitaminës B12 dhe selenit, sardelet janë ndër rojet më të fuqishme të shëndetit. Nëse konsumohen rregullisht, ato mund të kontribuojnë në përmirësimin e të gjithë organizmit.
Një racion sardele prej rreth 75 gram përmban afërsisht:
-
191 kalori
-
22.7 gram proteina
-
10.5 gram yndyrë
-
8.2 mikrogramë të vitaminës B12
-
48.5 mikrogramë selen
-
250 njësi të vitaminës D
-
451 miligramë fosfor
-
351 miligramë kalcium
-
4.8 miligramë niacinë
-
2.7 miligramë hekur
-
365 miligramë kalium
-
35,9 miligramë magnez
-
0.2 miligram bakër
-
1.9 miligramë vitaminë E
-
0.2 miligramë vitaminë B6
-
1.2 miligramë zink
Ato janë të pasura me acide yndyrore Omega 3
Sardelet janë një nga burimet më të mira natyrore të acideve yndyrore thelbësore omega-3 në botë. Ato përmbajnë gjithashtu EPA dhe DHA, dy lloje të acideve yndyrore thelbësore që trupi përdor për të zvogëluar inflamacionin, duke rezultuar në përmirësimin e shëndetit, funksionimin më të mirë të trurit dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve kronike.
Studimet tregojnë se konsumimi i ushqimeve të tilla si sardelet që janë të pasura me acide yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në trajtimin e çrregullimeve të humorit, siç janë depresioni dhe ankthi. Ato gjithashtu kanë një efekt të dobishëm në shëndetin e zemrës dhe janë provuar se ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve, shkruan KP.
Ruan shëndetin e kockave
Për shkak të sasisë së madhe të kalciumit, sardelet mund t’ju ndihmojnë të ruani shëndetin e kockave.
Ruan shëndetin e gjëndrës tiroide
Seleni dhe jodi janë në sinergji dhe janë përbërja themelore e sardeleve. Seleni është thelbësor për funksionimin e mirë të gjëndrës tiroide.
Siguron sasi të mjaftueshme të vitaminës B12
Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë simptoma të tilla si dëmtimi nervor, funksioni mendor i dëmtuar, vështirësi në furnizimin e qelizave me oksigjen dhe lodhje kronike. Duke konsumuar rregullisht sardele, ju do të kompensoni mungesën e kësaj vitamine, e cila është thelbësore për funksionimin e duhur të të gjithë organizmit.
Ul oreksin
Një ushqim shumë ushqyes që do t’ju sigurojë ndjenjën e ngopjes deri në disa orë.
Kontrollon nivelet e sheqerit në gjak
Sardelet janë plot me yndyra dhe proteina të shëndetshme, të cilat veprojnë për të ngadalësuar thithjen e sheqerit në gjak. Kombinimi i ushqimeve me shumë proteina dhe yndyrë, të tilla si sardelet, me karbohidratet mund të ngadalësojë lirimin e glukozës (sheqerit) në qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar në luhatjet e papritura të sheqerit.
Konsumimi i sardeleve është veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit që kanë diabet, sindromë metabolike ose gjendje të tjera që lidhen me rezistencën e insulinës.
Përmirëson pamjen e lëkurës
Acidet yndyrore të sardeles luajnë një rol të madh në shëndetin e lëkurës. Ato lehtësojnë proceset inflamatore në lëkurë dhe i japin asaj një shkëlqim të shëndetshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi