Sandro: Nuk e kam menduar largimin nga Juventusi

122:"during the serie A match between Torino FC and Juventus at Stadio Olimpico di Torino on February 18, 2018 in Turin, Italy. 17:"Valerio Pennicino
Alex Sandro këmbëngul se ai kurrë nuk e ka menduar largimin nga Juventusi, por pranon se nuk kam marrë ende ofertë për rinovim.
Braziliani ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga Juve gjatë verës.
Ai përfundimisht qëndroi dhe e bëri të qartë se fokusi i tij është vetëm te Bianconerët.

"Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Juventusi, por ende nuk kam marrë një ofertë për rinovim".
"Unë kam kontratë edhe këtë vit, por edhe në vitin tjetër”.

“Do të vazhdoj të përqendrohem në të tashmen dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh", ka thënë ai për Sky Sport Italia.
Sandro ka ardhur te Juventusi nga Porto para tre sezonesh dhe është kthyer në një pikë referuese. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































