LAJMI I FUNDIT:

“Sanchez është ai që i nevojitet Unitedit”

“Sanchez është ai që i nevojitet Unitedit”

Legjenda e Manchester Unitedit, Bryan Robson mendon se ish-skuadrës së tij i nevojitet Alexis Sanchez, pasi është është futbollistë i fortë, me karakter dhe garanton sukses në skuadër.

Sanchez është duke hezituar që të nënshkruaj kontratën e re me Arsenalin dhe po hyn në 12 muajt e fundit me skuadrën londineze.

Legjenda e Arsenalit: Largoni nga klubi Sanchezin dhe Ozilin
Lexo po ashtu Legjenda e Arsenalit: Largoni nga klubi Sanchezin dhe Ozilin

Sulmuesi kilian po kërkohej me ngulm nga Manchester City dhe Bayern Munich, por tani këto dy skuadra mund ta kenë një rival të fortë në garë për shërbimet e tij.


Është Mancheshter United që është këshilluar nga legjenda e klubit, Robson, i cili ka thënë se kiliani është futbollisti që i duhet skuadrës së Jose Mourinhos.

“Karakteri i tij është i drejtë, ai është një lojtar i fortë, me të vërtetë i aftë, punon me të vërtetë shumë. Ai mund të shënojë gola dhe të krijojë raste”, ka thënë fillimisht Robson për Daily Mirror.

“Sanchez është ideal për numrin shtatë te Unitedi”
Lexo po ashtu “Sanchez është ideal për numrin shtatë te Unitedi”

“Kur vendosni të gjitha në një paketë, ai është pikërisht lloji që ne do të donim këtu”, transmeton Telegrafi.

“Mos harroni se ai ka luajtur në një klub si Arsenali, ku duhet të jeni në gjendje të përballoni presionin”.

“Mendoj se ai është 100 për qind i garantuar për të pasur sukses te Unitedi”, përfundoi legjenda e Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori