LAJMI I FUNDIT:

Samuel L. Jackson, Bruce Willis dhe James McAvoy luajnë në trillerin “Glass”

Samuel L. Jackson, Bruce Willis dhe James McAvoy luajnë në trillerin “Glass”

Është publikuar një tjetër paraqitje e shkurtër e filmit të shumëpritur triller, “Glass”, që premton një projekt të suksesshëm.

Për më shumë, kur kihet parasysh se në rolet kryesore luajnë Samuel L. Jackson, Bruce Willis dhe James McAvoy.

M. Night Shyamalan qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë regjinë, e ka shkruar skenarin dhe është producent.


Ndërsa filmi paraqet një vazhdim të “Unbreakable” (2000) dhe “Split” (2016). Filmbërësi i ka lidhur karakteret nga këto filma, Elijah Price (të cilin e luan Samuel L. Jackson), Kevin Wendell Crumb (të cilin e luan James McAvoy), si dhe David Dun (që e ka portretizuar Bruce Willis).

Në filmin “Glass”, të tre këta protagonistë janë pacientë në një spital psikiatrik, sepse besojnë se janë karaktere të gjalla të superheronjve.

Krahas tyre në këtë film luan edhe Sarah Paulson (në rolin e psikiatres Ellie Staple), ndërsa kthehet edhe karakteri i njohur Casey Cooke, të cilin e luan Anya-Taylor Joy. Në filmin “Split”, ajo ishte viktimë e karakterit të rrezikshëm të Crumb.

“Glass” do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 18 janari i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori