Samsung Galaxy S80 në dispozicion në Shqipëri nga java e ardhshme

Samsung Electronics prezantoi lançimin e Galaxy A80-s të ri, tashmë në dispozicion për blerje online dhe në tregje të caktuara. Galaxy A80 ofron risi kuptimplota me anë të një platforme të sigurtë: kamera e parë e trefishtë rrotulluese e Samsung dhe ekran i ri Infinity. Smartfoni i ri i Samsung do të jetë në shitje edhe në Shqipëri, duke filluar nga java e ardhshme, për 72000 Lek.
"Galaxy A80 është krijuar për Epokën of Live-it - një botë ku përdoruesit digjitalë po kapin çaste, i ndajnë ato dhe bashkëveprojnë me të tjerët në moment", tha DJ Koh, president dhe CEO i IT & Komunikimit Mobile në Samsung Electronics. "Inovacionet më të fundit në kamera, dizajn dhe performancë të Galaxy A80 sjellin një eksperiencë të re mobile që i përshtatet nevojave të gjeneratës së sotme: gjithnjë “on” dhe gjithmonë të gatshëm".
Galaxy A80 paraqet ekranin e parë të ri Infinity, një ekran 6.7 inç FHD + Super AMOLED, cep-më-cep. Me një raport të ekranit 20: 9, ekrani i ri Infinity ju lejon të zhyteni plotësisht në përmbajtjen tuaj të preferuar multimediale. Cojeni përvojën tuaj audio-vizuale një hap më tej me Dolby Atmos kur përdorni kufje apo folës Bluetooth.
Si pjesë e përvojës Galaxy, Galaxy A80 prezanton Samsung Knox, platformën e sigurisë së Samsung-ut, e krijuar për të mbrojtur chipat apo softuerët. Së bashku me Samsung Pass, tani mund të aksesoni lehtësisht aplikacionet dhe faqet e internetit përmes sensorit të gjurmëve të gishtërinjve. Me Përforcuesin e Performancës Inteligjente të Galaxy A80, mund të prisni që Galaxy A80 të punojë më shumë, më shpejt dhe më gjatë kur të keni nevojë për të. Softueri i saj i optimizimit të performances.
nëpërmjet IA maksimizon CPU, RAM dhe kapacitetin e baterisë së pajisjes, duke përshtatur efikasitetin e Galaxy A80 me nevojat tuaja të përditshme. Galaxy A80 vjen në tre ngjyra: E zezë, E artë dhe Argjend.

























































