Samsung Galaxy S25 Ultra: Shkrepni foto mahnitëse natën falë inovacionit të pakrahasueshëm të kamerës

Samsung Galaxy S25 Ultra është këtu për t’ju hapur dyert drejt një universi të ri, nëse flasim për fotot, duke çuar përvojën e kapjes së momenteve në kushte të ndriçimit të ulët në një nivel krejtësisht të ri.
I pajisur me teknologjinë më të avancuar, kjo pajisje siguron që çdo foto të jetë e qartë, e gjallë dhe mbresëlënëse – pavarësisht kushteve të ndriçimit.
Me Galaxy S25 Ultra, shkrepjet në errësirë nuk janë më një sfidë. Samsung e ka pajisur këtë flagship me një sistem të avancuar të Nightography, i fuqizuar nga një procesor imazhi me AI. Qoftë duke kapur një peizazh urban të ndriçuar nga dritat neoni, apo një moment të qetë nën yje, S25 Ultra siguron qartësi dhe thellësi të jashtëzakonshme në çdo foto. Sensori i fuqishëm 200MP përmirëson performancën në ndriçim të ulët, duke reduktuar zhurmën dhe duke ruajtur detajet e imëta, për rezultate profesionale me çdo shkrepje.
Sistem Kamerash Ultra Inteligjente
Sistemi katër-lentësh i kamerës në Galaxy S25 Ultra është projektuar për shumëllojshmëri, e për të shkrepur foto që ju lënë pa fjalë duke përfshirë: Sensorin kryesor 200MP për të kapur detaje ultra të mprehta, edhe në errësirë pothuajse totale. Lentja telefoto 50MP me zmadhim deri 150x Space Zoom, që subjektet e largëta të vijnë në fokus të jashtëzakonshëm pa humbur cilësinë. Lentja ultra e gjerë 48MP për të kapur peizazhe të mahnitshme dhe foto grupesh pa prerë ndonjë “kokë”.
Përpunim AI i Gjeneratës së Re
Teknologjia e re AI për përmirësimin e imazhit analizon në kohë reale kushtet e ndriçimit dhe rregullon ekspozimin për rezultate të përsosura. ISP AI (Procesori i Sinjalit të Imazhit) i avancuar optimizon kontrastin, saktësinë e ngjyrave dhe diapazonin dinamik, duke e bërë çdo foto të duket natyrshëm e ndriçuar dhe e qartë.
Modaliteti Astro: Qielli që shohim ne nuk është limiti
Për të apasionuarit pas qiellit natën, Modaliteti Astro në Galaxy S25 Ultra është një ndryshim loje. Me aftësi të ekspozimit të gjatë dhe stabilizim të avancuar, ju mund të kapni imazhe mahnitëse të yjësive, galaktikave dhe madje edhe Rrugës së Qumështit – të gjitha nga pëllëmba e dorës tuaj.
Video Profesionale në Çdo Ndriçim
Modaliteti 8K Night Video i Galaxy S25 Ultra siguron që videot tuaja të mbeten të ndritshme dhe kinematografike, edhe në mjedise shumë të errëta. Me Super HDR, regjistrimet tuaja ruajnë kontraste të thella dhe ngjyra të gjalla, duke ofruar pamje të një niveli të Hollyëood-it drejtpërdrejt nga telefoni juaj.
Light up ypur night me Galaxy S25 Ultra
Me sistemin e tij revolucionar të kamerës, fotografi të avancuar me AI për natën, dhe aftësi video profesionale, Samsung Galaxy S25 Ultra është krijuar për ata që nuk lejojnë që errësira të kufizojë kreativitetin e tyre. S25 Ultra sigurohet që çdo shkrepje të shkëlqejë – ditën apo natën. Përjetoni të ardhmen e fotografisë me smartphone me Samsung Galaxy S25 Ultra – sepse nata është krijuar për t'u shkrepur dhe ruajtur në foto.
Për më shumë informacione rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.





















































