LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S III, me quad-core, kamerë 12MP

Samsung Galaxy S III, me quad-core, kamerë 12MP

Siç e dimë të gjithë tashmë, Samsung Galaxy S II ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për prodhuesin e njohur nga Korea e Jugut, ndërsa tani thuhet se i njëjti, kompania Samsung është duke u përgatitur për modelin e ri të këtij telefoni, Samsung Galaxy III, i cili do të veçohet për procesorin me dy bërthama.

Sipas njoftimeve të fundit të cilat janë jo-zyrtare, thuhet se Samsung Galaxy S III do të bazohet në procesorin e katërfishtë Samsung Exynos 4412, i cili me sa dihet, do të ketë një shpejtësi prej 1.5GHz.

Bazuar në trendet e fundit të teknologjisë së procesorëve, është e pritshme që Samsung të përdor procesor me katër bërthama për linjën e saj të telefonave Galaxy, pasi që një gjë e tillë tashmë ishte përfolur edhe për disa modele të HTC’së, të cilët do të mbështeten në NVIDIA Tegra 3.

Për më shumë, në thashethemet për Galaxy S III përmendet edhe versioni i fundit i sistemit operativ të Google, Android 4.0 Ice Cream Sandwich, 1GB RAM, ekran të ndjeshëm në prekje me 4.6 inç, Super AMOLED Plus HD, rezolucion me 1280 x 720 piksel, kamerë me 12 mega-piksel, si dhe mbështetje për NFC dhe LTE. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

Teknologji
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Kalo në kategori