Jorge Sampaoli siguron se Mauro Icardi dhe Paulo Dybala "janë lojtarë të rëndësishëm dhe gjithçka është e hapur për skuadrën e Kupës së Botës".

"Albicelestes" triumfuan në ndeshjen e mbrëmshme kundër Italisë me rezultat 2-0 në stadiumin Etihad të Manchesterit.


Screenshot 2 3

Ever Banega dhe Manuel Lanzini realizuan gola, ku munguan të lënduarit Lionel Messi dhe Sergio Aguero.

Trajneri edhe njëherë është ndaluar te mos ftesa e dyshes që luan te Juventusi dhe Interi.

"Pashë një ndeshje interesante këtë mbrëmje. Gjysma e dytë ishte më e ndërlikuar se e para, pasi Azzurërit ditën të mbrohen mirë, por arritëm të realizojmë dy gola", tha trajneri argjentinas për Rai Sport.

"Icardi dhe Dybala janë lojtarë të rëndësishëm dhe gjithçka është e hapur për skuadrën e Kupës së Botës që do të shkojë në Rusi. Dua të shtoj se ata kanë qenë gjithmonë të ftuar para këtyre miqësoreve".

Screenshot 1 6

"Messi kishte një problem gju në stërvitjen n e fundit dhe nuk e inkuadrova në takim si masë paraprake për të evituar ndonjë lëndim më të rëndë. Ai do të jetë i gatshëm të luajë kundër Spanjës".

Megjithatë, Aguero u dërgua në shtëpi për të vazhduar shërimin e dëmtimit në gju dhe nuk do të paraqitet kundër spanjollëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app