LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Në Samitin e Paqes për Ukrainën që po mbahet në Burgenstok të Zvicrës, po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës.

Osmani sot është pritur nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ajo ka thënë se bashkë me liderët nga e gjithë bota janë mbledhur në Samitin e Paqes për ta mbështetur Ukrainën.


“Ne jemi këtu për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës!”, ka thënë Osmani, transmeton Telegrafi.

Në Samitin e Paqes, që mbahet më 15 dhe 16 qershor në Bürgenstock të Zvicres do të marrin pjesë afër 100 liderë e përfaqësues të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

Sipas njoftimit, në këtë samit liderët botërorë do të diskutojnë për rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën dhe do të përqendrohet në rëndësinë e arritjes së paqes në Ukrainë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori