Samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se samiti i ardhshëm Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor do të mbahet me 6 dhjetor në Tiranë.
“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm BE – Ballkan Perëndimor në rajon, më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar”, ka shkruar Michel të dielën në llogarinë e tij në Twitter.
Tutje, ka thënë se Ballkani është prioritet kyç për BE-në.
"BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”.
Kjo do të jetë hera e parë që ky samit do të mbahet në një prej vendeve të rajonit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































