Ajo ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Fjala është për artisten shqiptare, Samanta Karavella, e cila njëherësh është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.


Përkundër se këtë kohë ka qenë më pasive në muzikë, ajo po vazhdon të sjell imazhe e postime të ndryshme në Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra fansa.

Screenshot 6 9 Foto: Instagram

Këtë herë, Karavella ka publikuar një set të ri të fotografik të inspiruar nga vitet e ’70.

Me veshjen transparente dhe me stil flokësh të veçantë, zeshkania duket në formë të mahnitshme.

“E kthyer në vitet ‘70”, ka shkruar ajo.

Sa i përket projekteve muzikore, “NKN” mbetet ai i fundit që e solli në duet me reperin Skerdi.

Projekti i dyshes deri më tani ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/