Artistja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, është duke punuar në projektin e ri.

Ajo tashmë ka nisur xhirimet e videoklipit dhe kjo këngë pritet të publikohet së shpejti para publikut.


Kjo u bë e ditur nga vet këngëtarja përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.

67969375 2244564225855719 4822675354835484672 n

"Golosa, së shpejti", ka shkruar ajo, ku duket se edhe këtë herë do bashkëpunojë me artistët e njëjtë, përfshirë edhe produksionin 'Max Productional".

Ndryshe, "My heart's song" mbetet kënga e fundit e publikuar nga Samanta, e cila është versioni në gjuhën angleze i projektit "Vonë", të cilin e solli në janar me reperin Elinel. /Telegrafi/