Sam Asghari e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram Britney Spearsin, pasi paraqiti kërkesën për divorc në fillim të këtij muaji pas vetëm 14 muajsh martesë.

Që kur u publikuan lajmet për ndarjen e tyre, një sërë akuzash kanë shpërthyer nga të dyja palët, përfshirë atë se këngëtarja e tradhtoi ish-trajnerin e fitnesit.


Megjithatë Sam vazhdoi ta ndiqte Britneyn deri këtë të mërkurë, kur më në fund vuri gishtin te butoni 'unfollow'.

371969821 844267904025430 1770019846853866286 n Foto: Screenshot/Instagram

Kohët e fundit u pretendua se Britney besonte se Sam po 'punonte fshehurazi' me babanë e saj, Jamie, duke i dhënë atij informacione që do ta ndihmonin ta mbante të mbyllur në konservatorin e saj 13-vjeçar.

Një burim i afërt me yllin e popit tani ka pohuar se ajo filloi të kishte dyshime serioze për lidhjen shumë kohë përpara se të ndaheshin zyrtarisht.

371319338 603930511938646 6088628843018849119 n Foto: Screenshot/Instagram

Sipas burimit të brendshëm të familjes Spears, Britney kishte filluar të dyshonte se aktori - me të cilin ajo filloi të takohej pesë vjet para se të përfundonte konservatori i gjatë i babait të saj mbi të - kishte punuar me Jamie, 71 vjeç, për t'i dhënë atij detaje personale për jetën e saj.

Sam dhe Britney u takuan në xhirimet e videos së saj në “Slumber Party”, gjersa zyrtarizuan lidhjen më 28 dhjetor të vitit 2016.

Screenshot 7 68 Foto: Getty Images

Në atë kohë, jeta e Britney drejtohej nga babai i saj, i cili kishte kontroll të plotë mbi financat, karrierën dhe aktivitetet e përditshme. /Telegrafi/

Screenshot 8 62 Foto: Screenshot/Instagram