Salzburgu e ka mposhtur Romën (1-0) në Red Bull Arena në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ të Ligës së Evropës.
Tammy Abraham pati mundësin më të mirë në gjysmën e parë duke pritur një harkim në zonë, por Philipp Kohn nuk e lejoi të shënonte.
Një tjetër harkim në pjesën e dytë e shfrytëzoi Bryan Cristante, mirëpo topi shkoi shumë pranë portës.
Strahinja Pavlovic dërgoi një harkim në zonë, të cilin e shfrytëzoi Nicolas Capaldo për ta shënuar golin e fitores (88’).
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 23 shkurt në Stadio Olimpico dhe Roma do ta ketë mbështetjen e tifozëve për ta kërkuar përmbysjen e rezultatit. /Telegrafi/